Në Kosovë sot po mbahen zgjedhjet komunale.
EULEX-i bashkë me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in po kryejnë patrullime në terren për të monitoruar situatën e sigurisë në vend.
“Në ditën e zgjedhjeve komunale, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe KFOR-n, patrullat mobile të EULEX-it janë në terren për të monitoruar situatën e sigurisë në mbarë Kosovën: një ambient i qetë është thelbësor për t’u mundësuar votuesve me të drejtë vote ta ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar”, thuhet në njoftimin e EULEX-it.
© SYRI.net