161,819 qytetarë, apo 7,99% kanë shfrytëzuar të drejtën e votës nga procesimi i 96,03% të vendvotimeve.
Kështu ka bërë të ditur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nga përditësimi i të dhënave në platformën për statistikat e pjesëmarrjes në votime dhe të rezultateve preliminare.
Komuna e Mamushës është komuna me daljen më të madhe të qytetarëve deri më tani, e pasuar nga Zveçani, Ranillugu, Zubin Potoku, Mitrovica e Veriut, Novobërda, Kllokoti, Juniku e Hani i Elezit.
Procesi deri më tani është zhvilluar pa ndonjë parregullsi të madhe njoftoi kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi në një konferencë për media.
© SYRI.net