Përditësohen të dhënat: 7.7% e qytetarëve votuan deri në ora 11:00, përqindjet për secilën komunë

Përditësohen të dhënat: 7.7% e qytetarëve votuan deri në ora 11:00, përqindjet për secilën komunë

11:34, 12/10/2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat mbi pjesëmarrjen në votime në zgjedhjet që po mbahen në 38 komuna për kryetarë dhe asamblistë.

Deri në ora 11:00, 7.7 për qind e qytetarëve me të drejtë vote kanë votuar nëpër komunat përkatëse, apo 158,691 qytetarë.

Me përqindje prijnë Mamusha, Zveçani e Ranillugu.

Në këto të dhëna përfshihet pjesëmarrja nga vendvotimet e rregullta, ku nuk përfshihen vendvotimet me kusht, votimi i personave me nevoja të veçanta dhe me postë.

Të gjitha qendrat e votimeve janë hapur me kohë dhe deri më tani nuk është raportuar për ndonjë incident.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco