Kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka votuar pak më parë.
Ai ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja dhe djali. Ismaili tha se në këtë ditë shpreson që qytetarët ta shfrytëzojnë mundësinë për ndryshim.
“Shpresoj që Prishtina ta shfrytëzojë mundësinë e saj për ndryshim, në mënyrë që të bëhet qyteti që dëshirojmë ta shohim të zhvilluar. Prandaj, ftoj të gjithë qytetarët që, pa dallim, të dalin dhe të votojnë, duke e shfrytëzuar këtë mundësi të madhe për t’i dhënë Prishtinës atë që e meriton – të jetë një kryeqytet simbol për të gjithë ne”, tha Ismaili.
© SYRI.net