Një person në Malishevë ka raportuar se pasi ka dalë nga një barnatore e ka vërejtur që babai i tij ishte rrëzuar.
I njëjti është dërguar në QKMf, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij.
Policia ka bërë të ditur se po e heton rastin.
“HETIM I VDEKJES- Malishevë-23:30. Dëshmitari m/k ka njoftuar se pasi që ka dal nga një barnatore ka vërejtur se prindi i tij viktimë m/k ishte rrëzuar. Viktima është dërguar në QMF, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
© SYRI.net