Jeta Statovci, bartëse e listës për Asamblenë Komunale në Prishtinë nga lista Guxo, ka shpërndarë një mesazh optimist në orët e fundit të fushatës, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe unitetit politik.
“Kur bëhemi bashkë, rezultati që krijojmë është gjithmonë fitore! GUXO dhe VV!”, ka shkruar Statovci, duke shprehur mbështetje për kandidatin për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku (105), si dhe duke ftuar qytetarët që ta përkrahin atë me numrin 118 në listën për Asamble.
Ky apel për bashkim vjen në një moment kyç të fushatës, ku forcat progresiste në kryeqytet po synojnë të konsolidojnë mbështetjen për zhvillimin dhe drejtimin e Prishtinës.
© SYRI.net