Presidentja Vjosa Osmani i ka uruar sukses kryetarit të VV-së, Albin Kurti, në formimin e Qeverisë së re.
Pasi e ka dekretuar Kurtin si mandatar, ajo ka uruar që Kosova sa më parë të ketë Qeveri me mandat të plotë kushtetues.
Ajo në Facebook ka shkruar se uron që në qeverinë e re të merren vendime për të mirën e vendit dhe të gjithë qytetarëve tanë.
“Sot, në përputhje me kompetencat kushtetuese, kam mandatuar Kryeministrin në detyrë, z. Albin Kurti, mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Uroj që Republika e Kosovës sa më parë të ketë Qeveri me mandat të plotë kushtetues, ku do të merren vendime për të mirën e vendit dhe të gjithë qytetarëve tanë”, ka shkruar Osmani.
© SYRI.net