Fatmir Sheholli sillet i prangosur dhe me kapelë në kokë në Gjykatë

Fatmir Sheholli sillet i prangosur dhe me kapelë në kokë në Gjykatë

14:14, 10/10/2025

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndaj Fatmir Shehollit, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Spiunazh”.

Sheholli është dërguar i prangosur në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ku pritet të caktohet masa e paraburgimit.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës njoftoi të enjten se pas zhvillimit të hetimeve disa mujore, hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Kosovës kanë arrestuar Fatmir Sheholli, nën dyshimet për veprën penale “Spiunazh”.

Gjithashtu, gjatë së enjtes njësitë relevante të Policisë së Kosovës kryen bastisje në vendbanimin e Shehollit, duke larguar nga vendi i ngjarjes provat materiale që mund të lidhen me hetimet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco