Lista Serbe: U shkel Kushtetuta, Kuvendi nuk është konstituuar

Lista Serbe: U shkel Kushtetuta, Kuvendi nuk është konstituuar

13:18, 10/10/2025

Lista Serbe ka thënë se me zgjedhjen e Nenad Rashiqit nënkryetar, u shkel Kushtetuta dhe vendimi i Kushtetueses në lidhje me ankesën që ata kishin bërë.

Igor Simiq nga Lista Serbe tha se konstituimi i Kuvendit nuk është përmbyllur dhe se Rashiq me forcë u vendos në krye të Kuvendit, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Ai tha se Lista Serbe do të ankohet sërish.

“Përfundoi edhe një farsë në këtë Kuvend. U dëshmua edhe një herë që e drejta dhe drejtësia nuk ekzistojnë. Asnjë akt ligjor me të cilën garantohen të drejtat e popullit serb, nuk ka asnjë fuqi nëse keni marrëveshje politike apo kalkulimi. Mos të ju gënjejnë, sot nuk ka përfunduar konsituiumi i Kuvendit. U shkel Kushtetua dhe vendimi i Kushtetueses. Nenad Rashiqin me forcë e bënë nënkryetar të Kuvendit”, tha Simiq para mediave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco