Kryeparlamentari Dimal Basha ka deklaruar se me konstituimin e Kuvendit, janë dy javë afat për mandatarin për kryeministër.
Basha tha se me konstituimin e Kuvendit, tashmë nis rrjedhja e afatit për formimin e Qeverisë.
“Ne kemi një Kuvend të konstituar, shpresoj të formohet edhe Qeveria. Tani rrjedhin afatet. Tani nuk mund të bllokohen afatet. I kemi dy javë afat për kandidatin e parë dhe për këtë duhet t’i drejtoheni subjektit të parë”, tha Basha.
Sipas Bashës, procedura për zgjedhjen e nënkryetarit serb e më pas shpallja e Kuvendit të konstituuar ka qenë në rregull.
Ai ka thënë se me 71 votat e deputetëve është legjitimuar konstituimi.
“Mendoj që ka qenë një procedurë e rregullt, e mirë dhe gjithçka ka shku mirë”, deklaroi ai para mediave.
Ai ka shtuar se mbetet në të drejtën e secilës parti t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese nëse ka dyshime. Për këtë ngriti dyshime kreu i PDK’së, Memli Krasniqi./Reporteri
© SYRI.net