Bajrami: E votuam Nenad Rashiqin pas vendimit të Kushtetueses, nëse s’ka qeveri votat e LDK-së janë për shpërbërjen e Kuvendit

Bajrami: E votuam Nenad Rashiqin pas vendimit të Kushtetueses, nëse s’ka qeveri votat e LDK-së janë për shpërbërjen e Kuvendit

12:19, 10/10/2025

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami pas seancës që përmbylli konsituimin e Kuvendit, tha se vendosën për votimin e Nenad Rashiqit për kryetar pas vendimit të Kushtetueses.

Bajrami tha se nëse nuk ka një qeveri të re brenda afateve, votat e LDK-së janë për shpërndarjen e Kuvendit,

“E kemi thënë që nga fillimi varet prej partisë së parë. Ne nuk i kemi pasë numrat asnjëherë. Sikur ti kishim pasur numrat ne do të formonim qeveri shumë më parë. Dhe në qoftë se nuk do të formohet qeveri, natyrisht që votat e LDK-së do të jenë për shpërbërjen e Kuvendit sepse nuk mund të kemi bllokim të institucioneve.

Sepse nuk e kemi pasur të qartë dhe këtë qartësi e ka dhënë aktgjykimi i Kushtetueses, e kemi pa që ka një të drejtë të tillë dhe kemi marrë vendim”, tha Bajrami para mediave

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco