“Ishte në një tavolinë me Rita Orën dhe familjen e saj”, dëshmitari rrëfen për takimin me Naim Murselin një ditë para vrasjes së Liridona Ademajt

“Ishte në një tavolinë me Rita Orën dhe familjen e saj”, dëshmitari rrëfen për takimin me Naim Murselin një ditë para vrasjes së Liridona Ademajt

12:00, 10/10/2025

Dëshmitari Valon Lluka, ka dëshmuar për takimin që ka pasur me Naim Murselin një ditë para vrasjes së Liridona Ademajt.

Dëshmitari Lluka rrëfeu se në natën e 28 nëntorit, Murseli ndodhej në një tavolinë me familjes e Rita Orës, dhe prezente ishte edhe këngëtarja, shkruan gazeta online Reporteri.net.

“A jemi takuar një ditë para ngjarjes në Gërmi një në ditën e 28 nëntorit. Me kë kam qenë i shoqëruar”, pyeti Murseli.

“Ne jemi takuar rastësisht sepse unë kam qenë me shoqërinë time, ti ke qenë në tavolinë bashkë  me familjen e këngëtares Rita Ora. Kemi qenë ngjitur me tavolina”, tha dëshmitari.

“Kam qenë në tavolinën e tyre apo ngjitur me ta”, vazhdoi Murseli.

“Më duket ke qenë në tavolinë me ata. Nuk jam i sigurt sepse ka kalu shumë kohë”.

“Me ta edhe me Rita Orën, edhe ajo ka qenë”, tha dëshmitari.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco