Edhe deputetja e pestë e propozuar nga Lista Serbe për postin e nënkryetares, Milana Nikolliq, ka dështuar t’i marrë votat e nevojshme.
Në të tri votimet, ajo mori veç nëntë vota pro.
Tani kanë mbetur vetëm edhe katër deputetë të tjerë nga Lista Serbe që mund të kandidohen për postin e nënkryetarit nga radhët e komunitetit serb, emrat e të cilëve mund të hidhen në votim./Reporteri.net
© SYRI.net