Shpërthen bombola e gazit në një shtëpi në Dragash, vdes një grua

Shpërthen bombola e gazit në një shtëpi në Dragash, vdes një grua

09:27, 10/10/2025

Një grua ka mbetur e vdekur në Dragash, si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në dhomën e shtëpisë ku po qëndronte. 

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh.

“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM· Dragash / 09.10.2025 – 18:20. Raportohet se viktima femër kosovare ka mbetur pa shenja jete, dyshohet si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në dhomën e shtëpisë ku kishte qenë duke qëndruar. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Lidhur me rastin është informuar prokurori me urdhrin e të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco