Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka kritikuar kandidatin e Vetëvendosjes, Hajrullah Çeku, lidhur me ndërprerjen e punimeve në sheshin “Xhorxh Bush”.
Në debatin e zhvilluar në RTV Dukagjini, Rama tha se ndalimi i punimeve është bërë në mënyrë joligjore, duke pretenduar se Çeku ka ndërhyrë pa bazë ligjore.
“Kjo është një proces që do me mashtru qytetarët me ligjshmëri. Ne kemi procese në OSHP, ka filtra që tregojnë a është i ligjshëm apo jo. Unë nuk kam asnjë problem, është e ligjshme. E jashtëligjshme është ndërprerja e punimeve aty duke u thirrur në zonë të mbrojtur. Në mënyrë joligjore z. Çeku i ka ndalur punimet aty, në sheshin Xhorxh Bush. Gjysën po mujshim, gjysën jo. Kur kemi kërkuar me dërgu dokument, nuk është dërguar. Kjo tregon sa pak respekt ka për ligjin”, deklaroi Rama.
Ai shtoi se si arkitekt dhe urbanist, kërkon që çdo projekt të zhvillohet vetëm pas pajisjes me lejet e nevojshme.
© SYRI.net