Presidentja Osmani takohet me Radoniqin e KQZ-së, kërkon zgjedhje të qeta dhe me integritet

Presidentja Osmani takohet me Radoniqin e KQZ-së, kërkon zgjedhje të qeta dhe me integritet

19:06, 09/10/2025

Në prag të zgjedhjeve lokale të së dielës, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim Kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, me të cilin ka diskutuar për përgatitjet për procesin zgjedhor.

Presidentja theksoi rëndësinë që zgjedhjet të zhvillohen në mënyrë të qetë, të rregullt dhe me integritet të plotë, si garanci për demokracinë dhe besimin qytetar në institucione.

Ajo po ashtu dënoi ndërhyrjet e Serbisë në procesin zgjedhor, duke i cilësuar ato si përpjekje për të ndikuar në rezultatin përmes blerjes së votës, frikësimit dhe dhunës.

Osmani u bëri thirrje institucioneve vendore, partive politike dhe faktorëve ndërkombëtarë që të mbrojnë votën e lirë dhe të dënojnë çdo veprim të jashtëligjshëm që cenon vullnetin demokratik të qytetarëve të Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco