Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve kanë pranuar mbrëmë një informacion për një incident në Kaçanik
Lidhur me këtë hetuesit e IPK-së kanë dale në vendin e ngjarjes dhe kanë filluar të ndërmarrin veprime hetimore lidhur me këtë rast pasi që dyshohet se gjatë arrestimit të një të dyshuari ka tejkalime të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës nga një zyrtar policor.
Sipas njoftimit hetimet janĂ« duke u zhvilluar nĂ« drejtim tĂ« veprĂ«s penale âKeqtrajtimi gjatĂ« ushtrimit tĂ« detyrĂ«s zyrtare ose autorizimeve publikeâ kurse pas konsultave me prokurorinĂ« rasti do tĂ« trajtohet nĂ« procedurĂ« tĂ« rregullt.
Po ashtu është bërë e ditur se bazuar në autorizimet ligjore të IPK-së dhe në interes të hetimit IPK ka rekomanduar suspendimin e këtij zyrtari policor.
Gjithashtu u bë e ditur se hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këtë rast për të sqaruar rrethanat e këtij incidenti./Indeksonline
© SYRI.net