Lista serbe paralajmëron tubimin zgjedhor në veri të Mitrovicës me këngëtaren proruse

Lista serbe paralajmëron tubimin zgjedhor në veri të Mitrovicës me këngëtaren proruse

14:08, 08/10/2025

Lista serbe sot ka planifikuar organizimin e një “koncerti” në formë të tubimit elektoral në sheshin e Mitrovicës së Veriut, saktësisht te busti i “Car Lazarit” vetëm disa ditë para zgjedhjeve lokale, që mbahen më 12 tetor.

Sipas një publikimi të Listës serbe në rrjetet sociale bëhet e ditur që në këtë “koncert” do të marr pjesë këngëtarja serbe me prirje pro-ruse, Andela Ignjatoviq, e njohur me emrin artistik “Breskvica”.

Ajo njihet për interpretimin e këngës nacionaliste “Foleja e Shqiponjës”, që përmban mesazhe për “rikthimin e Serbisë në Kosovë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco