Publicisti dhe anëtari i Bordit Ekzekutiv të Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane (LQSHA), Hafiz Shala, ka vlerësuar se Dardania (Kosova) po përfaqësohet denjësisht nga dy figurat më të larta shtetërore, Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti, të cilët ai i cilëson si “unikë në qëndrime dhe veprime”.
Sipas Shalës, Presidentja Osmani është “e aftë, intelektuale me përgatitje shqiptare dhe amerikane, e zgjuar, e qartë, e guximshme dhe e adhuruara e mikut tonë SHBA-ve”.
Ai shton se “edhe Evropa ia ka zilinë” Presidentes, duke e cilësuar si një figurë që i jep dinjitet shtetit të Kosovës.
Në një koment të gjatë të bërë publik nga Neë Yorku, Shala ka theksuar se në këtë shekull Dardania i ka dy figura kyçe të historisë së re politike: “Teutën – alias Vjosa Osmani – dhe Hasan Prishtinën – alias Albin Kurtin”.
“Të dy liderët kryesorë shtetërorë, unikë në qëndrime dhe veprime
Dardania është krenare me Presidenten e saj — të aftë, intelektuale me përgatitje shqiptare dhe amerikane. E zgjuar, e qartë, e guximshme dhe e adhuruara e mikut tonë, SHBA-ve. Edhe Evropa ia ka zilinë.
Prandaj, Dardania në këtë shekull i ka: Teutën, alias Presidenten Vjosa Osmani, dhe Hasan Prishtinën, alias Albin Kurtin”, ka shkruar Shala në një koment të tijin në Facebook.
Tutje, publicisti ka kritikuar ashpër përpjekjet e Serbisë për ndërhyrje në Kosovë, duke thënë se “Kurti dhe Osmani e kanë demaskuar Vuçiqin dhe miqtë e tij ndërkombëtarë, përfshirë edhe disa shqipfolës – opozitën dhe Edi Ramën – me shumicën e mediave të ashtuquajtura të pavarura që kanë lidhje me Serbinë dhe oligarkë të sa”.
“Këta e kanë demaskuar Vuçiqin dhe miqtë e tij ndërkombëtarë, përfshirë edhe disa shqipfolës — opozitën dhe Edi Ramën me shumicën e të ashtuquajturave “mjete të informimit”, themeluesit e të cilëve kanë lidhje me Serbinë, bashkë me disa oligarkë që jo vetëm veprojnë në Republikën e Dardanisë, por kanë gjetur edhe biznesmenë këtu në SHBA, të cilët po investojnë te Grenelli — që, megjithëse nuk ka asnjë pozitë zyrtare, lidhja e tij me Vuçiqin shkakton dëm, sepse në Dardani shpërndan panik të panevojshëm”, ka nënvizuar veprimtari Shala.
© SYRI.net