Si nëpër filma/ Tentoi t’i arratisej policisë greke duke braktisur makinën e vjedhur dhe u largua në këmbë, por…Si shpëtoi pasagjeri në mjet

Si nëpër filma/ Tentoi t’i arratisej policisë greke duke braktisur makinën e vjedhur dhe u largua në këmbë, por…Si shpëtoi pasagjeri në mjet

11:48, 08/10/2025

Një 32-vjeçar shqiptar u arrestua pasditen e së martës pasdite (7 tetor) pas një ndjekjeje policore në Maroussi të Greqisë. Sipas protothema.gr, shqiptari është me precedentë të shumtë kriminalë.

Sipas informacioneve, i arrestuari ka rënë në duart e autoriteteve 10 herë për vepra të ndryshme penale, ndërsa atij i është ndaluar edhe hyrja në Greqi.

E megjithatë, ai ka arritur që të lëvizë i lirë në Maroussi, deri në arrestimin e tij pasditen e djeshme kur u kap nga policia duke drejtuar një makinë të vjedhur.

Ajo që ndodhi më pas ishte si një film aksion. Rreth orës 14:10, oficerët e policisë i njoftuan për një tentativë vjedhje në Rrugën Mesogeion.

Oficerët mbërritën në vendngjarje ku, pas kontrollit, vunë re një automjet të dyshimtë në Rrugën Neratziotissis dhe i bënë thirrje për t’u ndalur.

Por, shoferi shqiptar u largua me shpejtësi ndërsa efektivët iu vendosën në ndjekje deri në kryqëzimin e Folegandros dhe Smyrnis, ku 32-vjeçari braktisi automjetin dhe iku me vrap.

Më pas, pasagjeri i tij mori drejtimin e makinës dhe u largua. Policia greke iu vendos në ndjekje në këmbë shqiptarit dhe, me ndihmën e një oficeri policie jashtë detyrës, ai u ndalua e u arrestua.

Слънчеви панели в Albania: колко струва монтажът? (Виж цените)Слънчев панел | Търсене на реклами
Tirana: Нови контейнерни къщи – Вижте цените!Контейнерни Къщи | Търсене на реклами

Mjeti i vjedhur u gjet më vonë parkuar në rrugën Iras. 32-vjeçari shqiptar që u arrestua akuzohet për tentativë vjedhjeje dhe mosbindje, ndërsa pasagjeri është ende në kërkim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco