Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim Përfaqësuesin Ushtarak të Mbretërisë së Bashkuar në NATO, Gjenerallejtënant Ian Cave.
Gjatë takimit, Gjeneral Jashari i uroi mirëseardhje kolegut britanik dhe e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar i ofron Kosovës, si në aspektin bilateral, ashtu edhe përmes trajnimeve dhe aktiviteteve të përbashkëta.
Sipas njoftimit në Facebook, Gjeneral Jashari dhe Gjeneralin Cave diskutuan mbi të arriturat e FSK-së, planin e tranzicionit dhe që fokusi i komandantit për sa i përket këtij plani është ngritja e kapaciteteve të plota operacionale dhe që FSK të jetë një kontribuuese e rëndësishme e sigurisë në rajon dhe më gjerë.© SYRI.net