Autori i dyshuar i vrasjes se gjyqtarit

Gjyqtari Astrit Kalaja u vra brenda në sallën e gjyqit, tek Trauma mbërriti i vdekur! Babë e bir të plagosur

16:27, 06/10/2025

Një telefonatë ka njoftuar policinë për të shtëna me armë zjarri brenda në gjykatë. Më pas është mësuar se është qëlluar me armë gjyqtari Astrit Kalaja brenda në sallën e gjyqit.

Gjyqtari ka mbërritur i vdekur në spitalin e Traumës,ndërsa mësohet se ai ishte qëlluar nga dy plumba, njëri prej tyre në gjoks.

Policia ka arrestuar autorin e dyshuar Gjon Shkambi. Bëhet fjalë për një proces gjyqësor civil për pronën.

Ndërkohë 2 persona janë të plagosur dhe ndodhen në spitalin e Traumës: Ervis dhe Ragip Kurtaj. Ata janë palë në procesin gjyqësor me autorin, Gjon Shkambi. 

Palët ne proces ishin 

Ragip Kurtaj   [Paditës],Gjok Martini   [Paditës],Seladin Brankaj   [Paditës],Dukate Leka   [Paditës],Pal Rrethi   [Paditës],Gjelosh Sufaj   [Paditës],Pashko Pepniku   [Paditës],Mark Colaj   [Paditës],Ndue Pllumbi   [Paditës],Ndoc Ndoci   [Paditës],Petrit Kerrci   [Paditës],Mirash Pepaj   [Paditës],Milter Thacina   [Paditës]

Permbarues Gjyqesor Tauland Muja, Zyra e Permbarimit Shkoder  [I Paditur]

Objekti: Kundershtim veprimesh permbarimore

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco