U plagos brenda Gjykatës së Apelit Tiranë, kush është gjyqtari Astrit Kalaja

U plagos brenda Gjykatës së Apelit Tiranë, kush është gjyqtari Astrit Kalaja

16:12, 06/10/2025

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë në ambientet e Gjykatës së Apelit në Tiranë ku ka mbetur i plagosur gjyqtari, Astit Kalaja.

Kalaja mësohet se është me origjinë nga Shkodra.

Në kuadër te procesit te Vettingut, ai u rikonfirmua në detyrë dhjetor të 2019. Ai është diplomuar në fakultetin e drejtësisë me titullin ‘jurist’.

Pas mbarimit të studimeve ai është emëruar si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe që nga viti 2004 ushtron detyrën e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Shkodër. 

Në vitin 2011 ai ka përfunduar një master në Universitetin e Tiranës dhe ka shërbyer gjithashtu si anëtar i Kolegjit Zgjedhor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco