Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas përfundimit të mbledhjes në kuadër të Samitit të Brdo-Brijonit, u shpreh me vendosmëri lidhur me sfidat dhe kërcënimet që përballet vendi ynë.
Ajo theksoi se, pavarësisht përpjekjeve për bashkëpunim rajonal, mbrojtja e interesave shtetërore, sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës mbetet prioritet kryesor.
“Ne asnjëherë nuk kemi sulmuar apo pushtuar askënd, por gjithmonë kemi mbrojtur dhe do të vazhdojmë ta mbrojmë vetveten,” deklaroi Osmani, duke nënvizuar se rreziku kryesor vjen nga Serbia.
Ajo bëri me dije se Kosova do të vazhdojë të fuqizojë ushtrinë e saj për të garantuar mbrojtjen e çdo centimetri të territorit.
“Rreziku vjen nga Serbia dhe ne do të vazhdojmë të fuqizojmë ushtrinë tonë me qëllim që të mbrohet çdo centimetër i territorit Kosovës”, tha Osmani
© SYRI.net