Mavijosja në dorën e majtë, Murseli kundërshton në gjyq se e kishte mbajtur Ademajn për t’iu shmangur plumbit

Mavijosja në dorën e majtë, Murseli kundërshton në gjyq se e kishte mbajtur Ademajn për t’iu shmangur plumbit

11:23, 06/10/2025

Mjeku ligjor Naim Uka po dëshmon në seancën gjyqësore për vrasjen e Liridona Ademajt. Ai ka thënë se nga ekzaminimet e bëra një matomë është në dorën e majtë të së ndjerës.

Këtu, Naim Murseli pretendon se ai s’ka qenë prezent në momentin e vrasjes, dhe se tha se prokurorja e rastit në aktakuzë ka pohuar se vetë ai ka mbajtur Ademajn për të mos ju shmangur plumbit në momentin e vrasjes, ku dhe parashtroi pyetje për Ukën.

“Në kushte normale nuk kam nevojë me bo pyetje sepse nuk besoj qe një shenjë në dorë mund të shkaktohet nga dikush që as nuk ka qenë prezent në momentin e vrasjes”, tha Murseli.

“Por, prokurorja në aktakuzën e saj pohon që kjo shenjë është shkaktuar nga unë sepse sipas saj kam mbajtur bashkëshorten time, siç thotë kjo për të mos ju shmangur plumbit. A e vërteton kjo që unë e kam mbajtur gruan time në momentin e vrasjes”, ishte pyetja e Naim Murselit ndaj ekspertit mjeko-ligjor, Naim Uka.

Uka tha se mjeku ligjor e ka për obligim të bëjë vetëm përshkrimin e qartë të çdo dëmtimi trupor.

“Mjeku ligjor nuk paragjykon pozita apo situata të cilat kanë mundur të jenë në momentin e vrasjes. Mjeku ligjor e ka obligim të bëjë përshkrimin e qartë të çdo dëmtimi trupor duke i përshkruar karakteristikat e dëmtimeve trupore në bazë të të cilave bëhet edhe interpretimi”, tha Uka.

“A përjashtohet mundësia e vetëlëndimit në momentin në tentativë për të ikur apo diçka e tillë”, ishte pyetja tjetër nga Murseli.

“Jo, unë nuk mund ta përjashtojë”, tha Uka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco