Kthehet furnizimi me ujë në Fushë Kosovë

Kthehet furnizimi me ujë në Fushë Kosovë

14:43, 05/10/2025

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se është rikthyer furnizimi me ujë në qytetin e Fushë Kosovës.

“Ju njoftojmë se furnizimi me ujë në qytetin e Fushë Kosovës është rikthyer dhe sistemi funksionon normalisht”.

Derisa më herët kjo ndërmarrje pati njoftuar se ndërprerja e përkohshme e furnizimit me ujë të pijshëm po ndodh për shkak të një rrjedhjeje në gypin me diametër 400 milimetër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco