Një familje qëndroi 24 orë e bllokuar nga bora në Bjeshkët e Javorrit në Tropojë.
Djali me dy prindërit kishin mbetur të bllokuar prej ditës së premte për shkak të reshjeve të dëborës, ndërsa u bë i mundur shpëtimi i tyre 24 orë më pas.
Bashkia Tropojë njoftoi sot pasdite se ishte bërë e mundur hapja e rrugës drejt Bjeshkës së Javorrit ku trashësia e borës kishte arritur në 1 m.
Personat e bllokuar arritën të kthehen në banesat e tyre shëndoshë e mirë dhe pa asnjë problem shëndetësor.
© SYRI.net