Godasin policin dhe shkatërruan ambientet e komisariatit, arrestohen djemtë e ish-miss Shqipëria

Godasin policin dhe shkatërruan ambientet e komisariatit, arrestohen djemtë e ish-miss Shqipëria

17:26, 04/10/2025

Dy vëllezër Deni dhe Kejni Selimllari 21 dhe 18 vjeç, djemtë e ish-miss Shqipërisë Valbona Selimllari janë arrestuar pasi kanë goditur një punonjës policie për shkak të detyrës.

Gjithashtu, policia bën me dije se ‘kur janë shoqëruar në ambientet e dhomave të shoqërimit të Komisariatit të Policisë Nr. 2, këta shtetas kanë thyer kamerën e sigurisë dhe kanë dëmtuar derën e dhomës së shoqërimit’.

Madje, kanë kanosur punonjësit e policisë që ndodheshin në këto ambiente.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan në flagrancë shtetasit D. S., 21 vjeç, dhe K. S., 18 vjeç, pasi në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë goditur, për shkak të detyrës, një punonjës policie.

Kur janë shoqëruar në ambientet e dhomave të shoqërimit të Komisariatit të Policisë Nr. 2, këta shtetas kanë thyer kamerën e sigurisë dhe kanë dëmtuar derën e dhomës së shoqërimit. Gjithashtu, kanë kanosur punonjësit e policisë që ndodheshin në këto ambiente.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco