Pas vendimit të Kushtetueses, Rashiq: Nuk pres të më votojnë, zgjedhjet janë afër

Pas vendimit të Kushtetueses, Rashiq: Nuk pres të më votojnë, zgjedhjet janë afër

20:46, 03/10/2025

Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka komentuar vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me situatën e krijuar në Kuvendin e Kosovës, ku ende nuk është zgjedhur asnjë nënkryetar nga radhët e Listës Serbe.

Gjykata Kushtetuese ka vendosur që Kuvendi të konstituohet plotësisht brenda 12 ditësh, përfshirë zgjedhjen e nënkryetarit nga komunitetet jo-shumicë, siç parashihet me Kushtetutë.

Por Rashiq ka shprehur rezerva ndaj qartësisë së këtij vendimi, veçanërisht për sa i përket mundësisë së kandidimit nga ndonjë subjekt tjetër përveç Listës Serbe.

“Ky aktvendim i GjykatĂ«s Kushtetuese nuk Ă«shtĂ« krejt i kompletuar. Nuk e kam parĂ« qĂ« Ă«shtĂ« krejt i qartĂ«, nĂ« veçanti pĂ«r ListĂ«n Serbe, sepse nuk ceket nĂ« asnjĂ« vend a do tĂ« mundĂ«sohet ose jo njĂ« kandidim tjetĂ«r pĂ«rveç listĂ«s mĂ« tĂ« madhe, qĂ« Ă«shtĂ« Lista Serbe”, deklaroi Rashiq.

I pyetur nĂ«se do tĂ« propozohet sĂ«rish pĂ«r postin e nĂ«nkryetarit tĂ« Kuvendit dhe nĂ«se do tĂ« mund t’i sigurojĂ« votat e nevojshme, ai shprehu skepticizĂ«m.

“Sinqerisht, nuk e di a do t’i marr ato pesĂ« votat. KĂ«saj here nuk kam shpresĂ«â€, tha ai nĂ« tĂ«vĂ«1.

Rashiq foli edhe për mosvotimin e tij në seancën e kaluar, duke theksuar se një veprim i tillë nuk përbën shkelje të Kushtetutës.

“UnĂ«, siç e kam pasur argumentin edhe mĂ« herĂ«t, besoj qĂ« votimi i tillĂ« nuk Ă«shtĂ« kundĂ«r KushtetutĂ«s. Edhe ky vendim i GjykatĂ«s nuk thotĂ« qĂ« ka qenĂ« kundĂ«r KushtetutĂ«s. Nuk hyj nĂ« detaje nĂ«se ka qenĂ« kundĂ«r rregullave pĂ«r ndarjen, por njĂ« votim i tillĂ« nuk Ă«shtĂ« i paligjshĂ«m”, theksoi ai.

Në fund, Rashiq nuk e përjashtoi mundësinë që vendi të shkojë në zgjedhje të reja, duke deklaruar:

“UnĂ« mendoj 80% Ă«shtĂ« e sigurt qĂ« do tĂ« shkojmĂ« nĂ« zgjedhje”, pĂ«rfundoi ai.

Pas vendimit të Kushtetueses, Rashiq: Nuk pres të më votojnë, zgjedhjet janë afër

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco