Më shumë hapësira komunale për gratë e Prishtinës

Më shumë hapësira komunale për gratë e Prishtinës

12:55, 03/10/2025

Kandidatja për Asamblenë Komunale të Prishtinës, Jeta Statovci (118✅), ka theksuar rëndësinë e krijimit të hapësirave komunale të dedikuara për gratë e kryeqytetit.

Në takim me znj. Ajshe dhe anëtaret e shoqatës së saj, Statovci diskutoi për nevojën e një hapësire qendrore tregtare, ku gratë do të mund të promovojnë dhe shesin punën e tyre – nga tekstili, punimet artizanale dekorative, deri te përpunimi i produkteve natyrore.

“Përkrahja e grave krijuese dhe punëtore të Prishtinës është një domosdoshmëri për zhvillimin ekonomik dhe fuqizimin shoqëror të qytetit tonë”, u shpreh Statovci.

👉 Qëllimi i këtij projekti është të ofrojë mundësi më të mëdha për gratë, duke e kthyer kreativitetin dhe punën e tyre në burim të qëndrueshëm të të ardhurave dhe promovim të trashëgimisë kulturore.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco