25 vite mjerim në tregun e gjelbër të Prishtinës, kërkohet menaxhim publik dhe kushte moderne

25 vite mjerim në tregun e gjelbër të Prishtinës, kërkohet menaxhim publik dhe kushte moderne

21:54, 02/10/2025

Vetëm pesë minuta larg Komunës dhe Kuvendit, tregu i gjelbër i Prishtinës vazhdon të mbetet në gjendje të mjerueshme, edhe pas 25 vitesh. Qytetarët dhe turistët që vizitojnë qytetin e vjetër e objektet kulturore, përballen me një pamje të papranueshme, që tashmë është kthyer në turp për kryeqytetin.

Sipas Jeta Statovcit nga lista Guxo për Prishtinën, Komuna ka zgjedhur t’i mbyllë sytë para kësaj gjendjeje, duke i lënë tregtarët të punojnë në kushte të vështira dhe të padenja. Ajo thekson se kjo situatë duhet të marrë fund më 12 tetor, duke sjellë një zgjidhje afatgjatë për tregun.

“Prishtina duhet të themelojë një ndërmarrje publike komunale të dedikuar për menaxhimin e tregjeve, me synim organizim më efikas, rritje të të hyrave dhe kushte moderne për tregtarët dhe qytetarët”, u shpreh Statovci.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco