Osmani takon shefin e NATO-s: Kosova e përkushtuar për të qenë partnere e besueshme në përballjen me sfidat e përbashkëta

Osmani takon shefin e NATO-s: Kosova e përkushtuar për të qenë partnere e besueshme në përballjen me sfidat e përbashkëta

15:28, 02/10/2025

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, është takuar me sekretarin e NATO-s Mark Rutte, në kuadër të Samitit EPC në Danimarkë.

Osmani shprehu kënaqësinë e saj për këtë takim, teksa tha se ishte një mundësi e shkëlqyer për të riafirmuar gatishmërinë tonë për koordinim të rregullt në mbrojtje të paqes dhe sigurisë në Kosovë dhe gjithë Ballkanin Perëndimor.

“Theksova poashtu rolin vendimtar të NATO-s në garantimin e stabilitetit rajonal, si dhe përkushtimin e Kosovës për të qenë partnere e besueshme në përballjen me sfidat e përbashkëta”, tha Osmani.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco