Rrahje te Stacioni i Autobusëve në Pejë, dyshohet edhe për të shtëna me armë

Rrahje te Stacioni i Autobusëve në Pejë, dyshohet edhe për të shtëna me armë

09:48, 02/10/2025

 

Një rrahje ka ndodhur mëngjesin e sotëm te stacioni i autobusëve në Pejë.

Rastin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka thënë se dyshohet edhe për të shtëna me armë zjarri.

Ai tha se në vendngjarje janë gjetur disa gëzhoja.

“Rreth orës 08:37 policia është njoftuar për një rrahje te stacioni i autobusëve në Pejë, ku dyshohet se pati edhe të shtëna me armë. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ku ka gjetur disa gëzhoja”, tha Gashi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco