Përparim Rama: Trami elektrik është autobus më i gjatë, 32 metra për mbi 300 udhëtarë

Përparim Rama: Trami elektrik është autobus më i gjatë, 32 metra për mbi 300 udhëtarë

22:23, 01/10/2025

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka zbuluar detaje për tramin elektrik.

Ai ka thënë se ai është i gjatë 32 metra, e ka kapacitet mbi 300 udhëtarë.

Rama tha se tramvajët me vija poshtë, janë të shekullit të kaluar.

“Nuk është tramvaj, është tram. Tramvajat me linja nalt, e vija poshtë, janë të shekullit të kaluar, ne sot flasim për tram elektrik, është autobus më i gjatë. Kemi autobusë 9m, 12m dhe 18m. Trami elektrik është si autobus, po thirret tram se është 32 metra. Këtij nuk i duhet infrastrukturë shtesë, aty punon. Gjëja pozitive është se e ka kapacitetin për 300 udhëtarë, në pikat tona ku na duhet, aty po e fusim. Prej Fushë Kosovës deri te Bregu i Diellit. 2026 ne do ta kemi tramin elektrik”, tha Rama në RTV Dukagjini.

Rama në këtë debat ka folur edhe për projektin Arkitekti i qytetit, për të cilin ka thënë se i duhet secilës komunë. Ai tha se projektet madhore nuk bëhen shkel e shko

Rama ka theksuar se ky është projekt që i duhet secilës komunë. I pari i kryeqytetit tha se projektet nuk bëhen shkel e shko.

“Arktitekti i qytetit i duhet secilit qytet, është investim që i duhet. Është e nevojshme, po them për atë arsye se Prishtina ka stagnu, sepse nuk ka pasur plan e vizion numër të madh të projekteve. Projektet madhore nuk bëhen shkel e shko, të duhen projekt që merr kohë, Arkitekti i Qytetit është zyre që punojnë në fusha të ndryshme, si platforma, shkolla, nënkalime”, tha Rama.

Ai deklaroi se kurrë nuk ka pasur vizion për transformim, kurse sot projektet po ndodhin.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco