Kandidatët e listës “Guxo” për Asamblenë Komunale të Prishtinës, Jeta Statovci (118 ✅), Luan Dizdari (7 ✅), Vlera Hoxha (9 ✅) dhe Miradije Statovci (21 ✅), kanë zhvilluar një takim me zejtarë dhe afaristë të ndryshëm të kryeqytetit.
Në takim u diskutua rëndësia e krijimit të një Qendre të Zejtarisë pranë Tregut të Gjelbër, e cila do të ruante karakterin dhe trashëgiminë e qytetit, duke e shndërruar atë në një atraksion urban e turistik për vizitorët.
Po ashtu, u theksua nevoja për investimin në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, për të cilin tashmë ekziston marrëveshja për projektin e rikonstruktimit, konservimit, restaurimit dhe modernizimit. Ky projekt do ta rikthejë Pallatin në një qendër të kulturës, sportit dhe jetës publike të Prishtinës.

© SYRI.net