Arrestohet i dyshuari për vrasjen në Viti, ishte në arrati qe dy javë

Arrestohet i dyshuari për vrasjen në Viti, ishte në arrati qe dy javë

15:02, 01/10/2025

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarin për vrasjen që ka ndodhur më 18 shtator në fshatin Debëlldeh të Vitisë. 

Ai është dorëzuar sot, teksa Policia beson se kjo ka ndodhur pas presionit të vazhdueshëm si rezultat i veprimeve të vazhdueshme hetimore intensive, intervistave, zbatimit të masave të veçanta hetimore si dhe kontrolleve të përsëritura në disa lokacione të identifikuara si të mundshme për strehimin e tij.

“I dyshuari J.I. (viti i lindjes 1987) mashkull kosovar, shtetas i Kosovës, dyshohet se është i përfshirë në rastin e veprës penale ‘’Vrasje e rëndë’’ të ndodhur me datën 18.09.2025 në fshatin Debëlldeh të Komunës e Vitisë. I njëjti që nga ajo kohë deri më sot ka qenë në arrati. I njëjti është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë në qendrën e mbajtjes. Hetimet rreth rastit janë vazhdim e sipër në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Viktima ishte plagosur më 18 shtator dhe si pasojë e plagëve kishte vdekur më 22 shtator.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco