Ish-drejtori policor Nexhmi Krasniqi lirohet nga paraburgimi, lihet në arrest shtëpiak

Ish-drejtori policor Nexhmi Krasniqi lirohet nga paraburgimi, lihet në arrest shtëpiak

13:18, 01/10/2025

Me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Prizren, Gjykata Themelore në Prizren ka liruar nga masa e paraburgimit ish-drejtorin rajonal të Policisë në Prizren Nexhmi Krasniqin dhe tre të tjerët, Liman Sallauka, Xhevat Sallauka, dhe Ramadan Paçarizi.

Kjo masë është zëvendësuar me masën e arrestit shtëpiak prej një muaji.

Kjo është konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net nga zëdhënësi i kësaj gjykate, Marcel Lekaj.

“Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata ka liruar nga paraburgimi katër të dyshuarit, duke ua zëvendësuar këtë masën me arrest shtëpiak prej një muaji”, tha Lekaj për Reporteri.net.

Sipas njoftimit të 6 gushtit të Prokurorisë, katër të dyshuarit po hetoheshin për veprën penale “Detyrimi” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” si dhe “Shmangia nga tatimi”, 

Të dyshuarit, në njoftim thuhej se me qëllim të përfitimit, gjatë periudhës nëntor-dhjetor të vitit 2024, kanë përdorur kanosje serioze ndaj viktimës E.M në dëm të pasurisë së këtij të fundit, i cili nga frika dhe presioni shet parcelën e cila ka vlerën e gjysmë milioni euro, me çmim prej 250 euro, e blerë nga i dyshuari R.P.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco