Me rastin e 1 tetorit, dega e Partisë Guxo në Prishtinë, bashkë me familjarë të tij, kujtuan veprën e ish-rektorit të Universitetit të Prishtinës, profesor Ejup Statovci.
Në këtë përkujtim u theksua se Statovci mbetet një prej figurave kyçe të rezistencës së viteve ’90, kur arsimi dhe shkenca u mbrojtën me përkushtim të jashtëzakonshëm përballë represionit.
“Vepra e tij është trashëgimi e paçmueshme për Universitetin e Prishtinës, arsimin e Kosovës dhe ruajtjen e vetëdijes kombëtare në momentet më të vështira,” tha Jeta Statovci, duke e cilësuar profesorin një udhërrëfyes për brezat që vijnë.
Ky përkujtim u zhvillua në nderim të një figure që i dha dritë arsimit dhe identitetit kombëtar, duke mbetur përherë pjesë e historisë krenare të Kosovës.
© SYRI.net