Kandidatja për Asamblenë e Prishtinës, Jeta Statovci (118), zhvilloi një takim me përfaqësuese të Dhomës Ekonomike të Grave të Kosovës, znj. Lindita dhe znj. Sadete, ku u diskutua mbi rolin dhe suksesin e grave sipërmarrëse në qytet.
Statovci vlerësoi kontributin e bizneseve që udhëhiqen nga gratë, duke theksuar rëndësinë e tyre në sektorin e tekstilit, teknologjisë dhe në zbatimin e teknikave të reja që mbështesin politikat ambientale.
“Kënaqësi të shohësh këtë zhvillim të derivuar nga gratë tona, e akoma më entuziazëm të madh të bisedosh me to për ide që avancojnë sektorin e biznesit,” tha ajo.
Sipas saj, Prishtina duhet të jetë qendra ku ndërthuren bizneset, gastronomia, arti dhe kultura, duke e bërë kryeqytetin hapësirë të gjallë dhe të integruar për zhvillim ekonomik e shoqëror.
Në këtë takim morën pjesë edhe kandidatët: Klementinë Ramushi (13), Gjevdet Kabashi (10) dhe Valentina Daku (5).

© SYRI.net