Kandidatja për asamble të Prishtinës, Jeta Statovci, dhe kandidati për kryetar të kryeqytetit, Hajrulla Çeku, morën pjesë në tubimin e organizuar nga kandidati për asambleist Bekim Halimi (numri 14), në kuadër të bashkëpunimit GUXO-LVV.
Në fjalën e saj, Statovci theksoi se Bekim Halimi është shembull i përkushtimit ndaj vendit. “Ai kishte lënë Londrën për të marrë pjesë në luftën e UÇK-së për liri, tash po e lë sërish Londrën, këtë herë për të ndryshuar Prishtinën,” tha ajo.
Çeku dhe Statovci u shprehën se vetëm përmes guximit të përbashkët mund të sjellin ndryshime për qytetin, duke ftuar qytetarët që më 12 tetor të bashkohen me vizionin e tyre.
© SYRI.net