“Kultura dhe etika publike matet edhe me respektin ndaj çdo grupi të shoqërisë.” Kështu u shpreh Jeta Statovci gjatë një takimi me disa nga zonjat e Prishtinës, të cilat theksoi se meritojnë më shumë kujdes nga institucionet komunale.
Statovci tha se reformat në nivel komunal në sistemin shëndetësor janë thelbësore për të ofruar shërbime më të plota, përfshirë edhe ndihmën rreth barnave, si dhe mbështetjen e aktiviteteve sociale e rekreative për këtë kategori.
Në takim u diskutua edhe mundësia që hapësirat komunale të shfrytëzohen për prezantimin e punimeve të tyre, duke i dhënë më shumë hapësirë dhe vlerësim në jetën kulturore të qytetit.
Për bashkëbisedimin dhe bashkëpunimin, Statovci falënderoi Sabrije Nimanin nga OJQ “Pojata” dhe zonjat: Melihate Pllana, Sevdije Berisha, Sadbere Kamberi dhe Shkendije Rushiti Gashi.

© SYRI.net