Qe katër muaj në paraburgim në Serbi, në Prishtinë nis protesta për ish-policin, Arbnor Spahiu

Qe katër muaj në paraburgim në Serbi, në Prishtinë nis protesta për ish-policin, Arbnor Spahiu

12:03, 30/09/2025

Familja e ish-policit Arbor Spahiu, që po mbahet në paraburgim në Serbi ka thirrur protestë, për të kërkuar lirimin e tij.

Në protestën në Prishtinë, qytetarët kanë mbajtur pankarta me mbishkrimin “Arbnori nuk është vetëm” dhe “Drejtësi për Arbnorin” dhe “Liria është e drejtë”, nuk është privilegj.

Spahiu u arrestua në qershor të këtij viti nga autoritetet serbe në pikën kufitare ndërmjet Hungarisë dhe Serbisë dhe akuzohet nga autoritetet serbe për kryerjen e veprës penale “vrasje e rëndë”, në fshatin Banjskë të Zveçanit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco