Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë po vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Në seancën e sotme është paraqitur dëshmitari i radhës i Mbrojtjes së Thaçit.
Ai është amerikani Jock Covey.
Covey, është ish-Zëvendës Kryeadministrator i UNMIK-ut. Ai ka shërbyer në këtë pozitë nga viti 1999-2001 kur Kryeadministrator ishte Bernard Kouchner.
Mbrojtja ka filluar me paraqitjen e provave të saj më 15 shtator 2025, ku për tri ditë me radhë u dëgjua ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të shtetit, James Rubin.
Ndërsa, pas tij u thirr ish-këshilltari ligjor i delegacionit shqiptar në Rambuje, Paul Williams. Kurse, ish-këshilltari politik i komandantit të lartë të NATO-s, Wesley Clark, John Stewart Duncan filloi dëshminë më 22 shtator dhe e mbaroi më 23 shtator 2025.
© SYRI.net