Nesër përfundon masa e përkohshme e vendosur nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, e cila që nga 5 shtatori i ka pezulluar të gjitha veprimet dhe vendimet e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, duke përfshirë edhe procedurat për formimin e Qeverisë.
Kjo masë ishte ndërmarrë pas ankesës së paraqitur nga Lista Serbe, e cila kontestoi mënyrën e zhvillimit të seancës konstituive të Kuvendit.
Vendimi i pritshëm i Gjykatës Kushtetuese pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në vazhdimin e procesit politik në vend.
Në varësi të përfundimeve të gjykatës, deputetët mund të rifillojnë aktivitetet ligjvënëse dhe të ndërmarrin hapat për krijimin e institucioneve të reja
© SYRI.net