Policia konfirmon nxjerrjen e trupit të pajetë të personit që ra në bunar në Lybeniq të Pejës

Policia konfirmon nxjerrjen e trupit të pajetë të personit që ra në bunar në Lybeniq të Pejës

22:58, 28/09/2025

Policia ka konfirmuar nxjerrjen e trupit të pajetë të personit që ra në një bunar gjatë ditës së sotme në fshatin Lybeniq të Pejës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Është nxjerrë trupi i viktimës nga bunari. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor”, tha Gashi.

Policia gjatë ditës njoftoi se rreth orës 14:30 janë njoftuar për incidentin që ka ndodhur në afërsi të varrezave të fshatit Lybeniq, ku një person ka rënë në bunar në një thellësi prej rreth 18-20 metrash.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco