Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka zhvilluar sonte takime në pjesës verior, me katër kandidatët Izmir Zeqirin (Zubin Potok) , Iliri Pecin (Zveçan), Flutura Hamzën (Mitrovicë e Veriut) dhe Shaqir Hetemin (Leposaviq).
Krasniqi thotë se kudo ku ka shqiptarë, aty është edhe PDK, dhe aty ku është PDK, ka gjithmonë shpresë, besim e forcë.
"Kudo ku ka shqiptarë, aty është edhe PDK. Dhe aty ku është PDK, ka gjithmonë shpresë, besim e forcë.
Sonte, në zemër të pjesës veriore, me katër kandidatët tanë, Izmir Zeqirin (Zubin Potok) , Iliri Pecin (Zveçan), Flutura Hamzën (Mitrovicë e Veriut) dhe Shaqir Hetemin (Leposaviq), po e forcojmë përfaqësimin dhe po i japim kësaj ane zë e dinjitet", ka shkruar ai.
© SYRI.net