Bartësja e listës së Guxo 118, Jeta Statovci, ka prezantuar një nga prioritetet kryesore për shëndetësinë në kryeqytet: hapjen e një Poliklinike Shëndetësore Moderne me shërbime diagnostike dhe specialistike të qasshme për qytetarët, si dhe ndërlidhjen e saj të drejtpërdrejtë me QKUK për hospitalizime.
Statovci theksoi gjithashtu rëndësinë e kujdesit për fëmijërinë e hershme, përmes krijimit të ekipeve multidisiplinare – psikologë klinikë, logopedë, punëtorë socialë dhe fizioterapeutë – të cilat do të mbështesin zhvillimin e shëndetshëm të fëmijëve në Prishtinë.
“Qytetarët kanë të drejtë në shërbime shëndetësore cilësore, moderne dhe pranë tyre. Shëndetësia është themeli i mirëqenies sonë,” u shpreh Statovci.
© SYRI.net