DASH 'ekspozon' Ramën si garancia sovrane e pastrimit të parave të drogës!

DASH 'ekspozon' Ramën si garancia sovrane e pastrimit të parave të drogës!

22:13, 27/09/2025

Nga Elkier Bushkolaj

Për të kuptuar hallin më të madh të një politikani, mjafton të lexosh artikulimin e tij.

Edi Rama ka një javë që u bën apel evropianëve të vijnë dhe të blejnë apartamente në kullat e Tiranës dhe në projektet strategjike në bregdet, që mbajnë firmën e tij, me premtimin se çmimet do të rriten, një premtim që nisi ta bënte edhe Veliaj, para se të arrestohej.

Pas apelit të Edi Ramës, erdhi reagimi nga Banka e Shqipërisë, e cila konfirmoi se të huajt kanë blerë miliona euro prona në Shqipëri në 2024. Ndërkohë, Zarat e Lavanterisë Mediatik na dolën me “intervista ekskluzive” me përfaqësues të një agjencie amerikane pronash e ngjashme me Air Albania, që paskësh zbuluar “Dubain e Ballkanit”.

Ky apel i Ramës prej spekulanti imobiliar, vjen në një kohë kur mediet në Itali po publikojnë detaje nga takimi në Aruba mes përfaqësuesve të qeverisë shqiptare dhe karteleve të drogës, takim që kishte si qëllim kryesor pastrimin e parave të narkotrafikut në Shqipëri.
Ky takim “konfirmohet” indirekt edhe nga raporti i fundit i DASH për klimën e investimeve, ku theksohet se sipërmarrja shqiptare është në mëshirë të parave që sjellin kartelet e drogës.

Censurimi i raportit të DASH nga mediet pranë oborrit qeveritar tregon qartë se pasojat e flluskës imobiliare do të jenë fatale për ekonominë dhe shqiptarët.

Me mijëra emigrantë shqiptarë kanë investuar kursimet e jetës në beton në Shqipëri, në një treg ku kartelet e drogës – përfshirë ‘Ndrangheta-n, klanet malazeze dhe serbe dikur që kanë masakruar shqiptarët e Kosovës, po pastrojnë paratë e narkotrafikut në kurriz të djersës e gjakut të shqiptarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco