Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar se Kosova nuk duhet të shikoj se çka mendon Serbia por duhet të angazhohet rreth kërkesave që ka Bashkimi Evropian për dialogun dhe integrimin, në të kundërt do të vazhdojë ta izolojë veten gjithmonë e më shumë dhe është për t'u ardhur keq.
Publicisti Milaim Nela, për “Bota sot”, tha se ndonëse kanë kaluar dy vjet nga sulmi terrorist shtetëror serb dhe shumë gjëra kanë ndryshuar në arenën ndërkombëtare – zgjedhjet në BE, konfigurimi i ri i Parlamentit Europian dhe administrata e re amerikane – një gjë ka mbetur e pandryshuar: qëndrimi shovinist i Serbisë ndaj Kosovës.
Po ashtu, sipas tij, i pandryshuar ka mbetur edhe qëndrimi proserb i Edi Ramës, i cili vepron si vasal i Vuçiçit dhe në dëm të interesave të Kosovës.
“Edhe kur Vuçiçi në OKB shpall Kosovën tokë serbe, Rama dhe qeveria e tij heshtin. Trishtuese!”, u shpreh Nela.
“Kanë kaluar 2 vjet nga sulmi terrorist shtetëror serb e shumë gjëra kanë ndryshuar që atëherë!
Janë bërë zgjedhje të reja në shumicën e vendeve të BE-sê e po ashtu kemi një konfigurim të ri të Parlamentit Europian!
Kemi një administratë të re amerikane e për rrjedhojë politika e qëndrime të reja gjeopolitike e gjeostrategjike të tyre.
Ajo që nuk ka ndryshuar e mbetur njëlloj është qëndrimi shovinist i Serbisë ndaj Kosovës e shqiptarëve.
Ajo që nuk ka ndryshuar është sundimi i sektit rilindas në Shqipëri e po ashtu qëndrimi proserb e prej vasali të Vuçiçit i Edvin Kristaq Ramës.
Si atëherë edhe sot ai mbetet ushtar besnik i presidentit serb dhe në luftë të hapur jo vetëm me Albin Kurtin dhe qeverinë e Kosovës por kundër interesave të Kosovës dhe shqiptarēve.
Kësaj radhe po luan zëdhënësin apo bedelin e burokracisë Europiane e jep urdhëra e këshilla në emër të tyre!
Edhe kur Vuçiçi hapur e krejt arrogant në foltoren e OKB-së shpall çdo pëllëmbë të Kosovës si tokë serbe Edi Rama dhe qeveria e tij nuk gjejnë një fjali e nuk kane asnjë prononcim në mbrojtje të Kosovës!
Trishtuese!”, thotë ai.
© SYRI.net