Dy shoferë në Ferizaj kapen duke bërë gara shpejtësie, gjobiten me nga 500 euro dhe u ndalohet vozitja për 1 vit

Dy shoferë në Ferizaj kapen duke bërë gara shpejtësie, gjobiten me nga 500 euro dhe u ndalohet vozitja për 1 vit

13:01, 27/09/2025

Policia e Ferizajt, konkretisht Njësia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj ka njoftuar se dje rreth orës 23:50 ka ndaluar dy shoferë, të cilët po zhvillonin gara shpejtësie nga rruga “Brahim Ademi” në rrugën “Driton Islami”.

Shoferët me inicialet A.M. (23 vjeç), me veturë të tipit Audi dhe P.M (20 vjeç) me veturën VW Golf, me targa vanedore, janë kapur në flagrancë duke bërë gara shpejtësie, shkruan Reporteri.net.

Për këto kundërvajtje të rënda në trafik, ndaj tyre janë shqiptuar gjoba prej 500 euro, 5 pikë negative dhe masa mbrojtëse, ndalim i të drejtës për të drejtuar automjetin për 12 muaj.

Policia Rajonale në Ferizaj u bën thirrje të gjithë shoferëve që të shmangin garat e shpejtësisë, pasi ato përbëjnë rrezik serioz për jetën e tyre dhe për pjesëmarrësit tjerë në trafik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco